Mbappe ka histori me këtë numër: ai e mbante atë te Monaco dhe e mban edhe në kombëtaren franceze. Te PSG mbante më shpesh numrin 7, por ky numër aktualisht i takon Vinicius Junior, i cili duket i vendosur ta mbajë atë.
Ndryshimi i numrit pritet të ndodhë vetëm pas largimit të Modric në fund të qeshorit, kur Mbappe do të bëhet lojtari i dhjetë në 30 vitet e fundit që ka veshur fanellën legjendare me numrin 10 të Real Madridit./Periskopi/