Bayer Leverkusen mohon kalimin e Granit Xhakës te Milani

Bayer Leverkusen mohon kalimin e Granit Xhakës te Milani

Bayer Leverkuseni e ka mohuar se Granit Xhaka do të transferohet te Milani.

Drejtori sportiv, Simon Rolfes, madje është shprehur kategorikisht i prerë.

“Nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë asnjëherë negociata me Milanin për Xhakën, as propozime për çmimin e një transferimi. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne,” ka deklaruar Rolfes.

Javët e fundit ishte përfolur se shqiptari i Zvicrës është shumë afër kalimit te Kuqezinjtë./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti