Kupa e Botës për Klube merr formë, mësoni çiftet që do të takohen për fazën e 1/8

Kupa e Botës për Klube merr formë, mësoni çiftet që do të takohen për fazën e 1/8

Kupa e Botës për Klube është në fundin e ndeshjeve në grupe. Tanimë janë mësuar edhe pjesa më e madhe e përballjeve që do luhen në 1/8, ku nuk mungojnë duelet interesante.

Gjithçka në 1/8 do hapet nga derbi brazilian mes Palmeiras dhe Botafogo, i ndjekur nga Benfica – Chelsea. Brazilianët e tjerë të Fluminense janë kualifikuar dhe do të përballen me Interin, ndërsa Messi do të takohet përsëri me PSG- në.

Dy ekipet gjermane do të përballen me dy ekipe të Amerikës; Flamengo luan me Bayern Munich dhe Monterrey kundër Borussia Dortmund. Këtë të enjte luhen Juventus – Manchester City, me dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin më tej, por presin të mësojnë pozicionet për rivalët.

Mëngjesin e të premtes (03:00 me orën shqiptare) luhen edhe Al Hilal – Pachuca dhe Salzburg – Real Madrid për dy biletat e mbetura.

Çiftet:

Palmeiras kundër Botafogo (e shtunë, 28 qershor, ora 18:00 në Lincoln Financial Field në Filadelfia) (1)

Benfica kundër Chelsea (e shtunë, 28 qershor, ora 22:00 në Bank of America Stadium në Charlotte) (2)

Inter kundër Fluminense (e hënë, 30 qershor, ora 21:00 në Mercedes-Benz Stadium në Atlanta) (3)

1G (Juve ose City) kundër 2H (e martë, 1 korrik, ora 03:00 në Hard Rock Stadium në Miami Gardens) (4)

PSG kundër Inter Miami (e diel, 29 qershor, ora 18:00 në Bank of America Stadium në Charlotte) (5)

Flamengo kundër Bayern Munich (e diel, 29 qershor, ora 22:00 në Camping World Stadium në Orlando) (6)

Borussia Dortmund kundër Monterrey (e martë, 1 korrik, ora 21:00 në Hard Rock Stadium, Miami Gardens) (7)

1H kundër 2G (Juve ose City, e mërkurë, 2 korrik, ora 15:00 jam në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta) (8)

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti