Ambasadori britanik i shkon Kurtit në zyrë, flasin për bllokimin e Kuvendit dhe samitin e NATO-s

Ambasadori britanik i shkon Kurtit në zyrë, flasin për bllokimin e Kuvendit dhe samitin e NATO-s

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi dje Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim, që u zhvillua në kuadër të takimeve të rregullta dhe komunikimit të vazhdueshëm, u diskutua për temat aktuale e me interes të përbashkët, sikurse rezultatet nga samiti i NATO-s, që u mbajt në Hagë, përgatitjet për Samitin e Procesin e Berlinit që sivjet do të mbahet në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe konstituimi i Kuvendit.

Gjatë takimit, u ngrit edhe çështja e shtetasit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, për të cilin kryeministri tha se është arrestuar dhe vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim nga autoritete serbe, që nga data 7 qershor dhe se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u angazhuar për lirimin e tij.

Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen ndaj Kosovës dhe e uroi ambasadorin për festën kombëtare e zyrtare – Ditëlindjen e Mbretit Charles III./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti