Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh

Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka komentuar situatën pas dështimit të seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke theksuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë se të gjithë deputetët janë të obliguar të marrin pjesë dhe të votojnë.
“Tri gjëra i ka bërë shumë të qarta aktgjykimi. E para, ajo që përsëritet është se të gjithë deputetët janë të obliguar nga Kushtetuta të marrin pjesë në seancë dhe të marrin pjesë në votim. Mosvotimi është shkelje kushtetuese. Ajo që nuk është sqaruar është se çfarë ndodh pas 30 ditësh. Shpresoj që nuk do të sfidohemi sërish dhe që pas 30 ditësh të kemi një zgjidhje kreative. Ka kohë – 30 ditë. Votimi i fshehtë nuk është i ndaluar, dhe deputeti shkon për të votuar, jo për të bllokuar”, tha Gërvalla.
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar një afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e bërë të qartë se brenda kësaj kohe duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit./Periskopi/