Policia e konfirmon gjuajtjen me armë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Policia e konfirmon gjuajtjen me armë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një incident ka  ndodhur para pak minutash në lagjen “Bregu i Diellit” të Prishtinës, ku banorët aty kanë dëgjuar të shtënat me armë, shkruan Periskopi.

 

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Dyshohet për gjuajte me armë në ‘Breg të Diellit’

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti