Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen

Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takimin konsultativ me partitë politike që ka thirrur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para nisjes së seancës së 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Ky takim me liderët e partive politike para nisjes së seancës ishte thirrur nga Dehari si rezultat i situatës së re që ka krijuar vendimi i Gjykaëts Kushtetuese të Kosovës, e që obligon partitë për zgjidhje brenda 30 ditëve.

Në fotografitë e publikuara, shihet që aty kanë qenë të gjithë krerët e partive politike si Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj, dhe shumë përfaqësues të tjerë të partive politike.

Vetë Kurti ka thirrur një takim me liderët e partive politike për të shtunën, për të diskutuar rrugën përpara pas vendimit të Kushtetueses.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjitha partitë politike me përfaqësuesit e tyre./Periskopi/

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti