Tayna është shprehur e entuziazmuar që kënga e saj ka arritur deri tek një futbollisti i madh si Pedri, ndërsa njëkohësisht u ka dhënë një mesazh të qartë ndjekësve.
“Po njerëz, e kam parë që ka postuar një story me këngën time dhe më ka pëlqyer. Mund të ndaloni së më dërguari”, ka shkruar ajo me humor në rrjete sociale.
Pedri, si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit evropian, me miliona ndjekës në Instagram, i ka dhënë një tjetër shtysë promovimit të këngës “Si Ai”.
Nga ana tjetër, fansat shqiptarë nuk kanë hezituar ta shpërndajnë dhe komentojnë gjerësisht këtë story, duke e kthyer në një prej temave më të diskutuara të momentit.
Ky kombinim ka sjellë një ndërthurje të veçantë që e ka bërë lajmin edhe më interesant për publikun./Periskopi/