Procesi drejt fundit në Hagë, ish-komandati i UÇK’së: Drejtësia do të triumfojë

Ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka folur për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Çeku është optimistë se krerët e luftës së UÇK’së do të dalin fitimtar nga ky proces.
“Unë fuqishëm besoj që epilogu do të jetë ai që të gjithë presum dhe që është e drejtë dhe drejtësia do të triumfojë që krerët e c do të kthehen në vendin e vet në familjen e tyre dhe në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka kritikuar ekzekutivin se si i kanë trajtuar ish-krerët në Hagë që sipas tij ky proces është ka të bëjë fare me indivitë por me luftën e UÇK’së.
“Është për të ardhur keq edhe kjo qeveri se si i ka trajtuar më shumë në aspektin personal të raporteve personale çfare i kanë pasur me vite ky proces fare nuk ka të bëjë me individë. Ky proces ka të bëjë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ta portritizojë apo të i jep luftës një karakter të ndërmarrjes së përbashkët kriminale kjo është aktakuza”, tha Çeku.
Ish-komandati ka përmendur edhe luftën e Kroacisë , sipas tij duhet të angazhohen të gjithë që lufta të del e pastër çlirimtare.
“Gjeneralët kroat e ka kanë pasur këtë aktakuzë. Shteti kroat ka bërë çmos që mos të mbetet operacioni çlirimatar ‘Stuhia’ mos ta merr vulën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale por si një operacion çlirimtar dhe këtu shteti dhe qeveria nuk është e vetdijshme se me çka jemi duke u ballafaquar ne si komb ne si UÇK si shtet me çfarë aktakuze është akuzë shumë e rëndë që duhet të angazhohemi të gjithë në radhë të parë kryeministri, qeveria qw të dalum fitimtar në këtë betejë. Dhe unë pres që epilogu të jetë ai që të gjithë e dëshirojmë dhe të dalum të pafajshum dhe lufta jonë të del luftë e pastër, luftë çlirimtare, luftë për mbrojtjen e jetërave tona se çfare realisht dhe ka qenë”, tha ai/Periskopi/
Ish-kryeministri Çeku: Qeveria Kurti e papërgjegjshme dhe autoritare
