AKK: Komunat nuk janë bankomat i KQZ-së

AKK: Komunat nuk janë bankomat i KQZ-së

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur  kundërshtim ndaj kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 19 dhjetor 2025, me të cilën komunave u kërkohet që për herë të tretë brenda këtij viti të mbulojnë financiarisht angazhimin e stafit teknik gjatë vikendit për nevoja të procesit zgjedhor, duke nënvizur se komunat nuk janë “bankomat i KQZ-së”.

Përmes një reagimi nga AKK kanë shkruar se kjo qasje është e padrejtë dhe e paarsyeshme, pasi sipas tyre, shpenzimet në fjalë burojnë drejtpërdrejt nga një proces që administrohet nga vetë KQZ.

“Komunat tashmë po përballen me kufizime serioze buxhetore dhe procedura të ndërlikuara financiare, ndërsa realizimi i pagesave për punë gjatë vikendit nuk është as i lehtë dhe as i garantuar. AKK vlerëson se KQZ nuk ka kompetencë ligjore t’i obligojë komunat të krijojnë shpenzime shtesë financiare dhe administrative, pa bazë ligjore dhe pa marrëveshje paraprake. Përveç kostos financiare, komunat ngarkohen edhe me angazhim shtesë të administratës për procedimin e pagesave, duke krijuar barrë të dyfishtë”, shkruhet në reagimin e tyre.

Ndër tjerash, AKK kërkoi që KQZ të marrë përgjegjësinë e plotë financiare për shpenzimet që rrjedhin nga procesi zgjedhor dhe të ndalë praktikën e bartjes së këtyre kostove te pushteti lokal, në respekt të parimit të autonomisë lokale dhe funksionimit të qëndrueshëm financiar të komunave.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti