Aksioni i djeshëm: Kërkohet paraburgim për 7 të arrestuarit, dyshohet se i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit milliona euro

Aksioni i djeshëm: Kërkohet paraburgim për 7 të arrestuarit, dyshohet se i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit milliona euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar për korrupsion, të cilët u arrestuan dje gjatë aksionit të AKI dhe Policisë, shkruan Periskopi.

Sipas njoftimit të arrestuarit, dyshohet se i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit milliona euro

“Si pasojë, vetëm në rastin e fundit i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro, ndërsa në tërësi dëmi ende nuk ka mundur të përcaktohet, por dyshohet se arrin vlerë milonëshe”.

Postimi i plotë:

Kërkohet paraburgim për shtatë të arrestuarit, dyshohet se i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit milliona euro
Prishtinë, 19 dhjetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar për korrupsion.
Sipas kërkesës së PSRK-së, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga 20.02.2023 e në vazhdimësi deri më 18.12.2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal.
Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë (8) vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore.
Si pasojë, vetëm në rastin e fundit i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro, ndërsa në tërësi dëmi ende nuk ka mundur të përcaktohet, por dyshohet se arrin vlerë milonëshe.
Në këtë mënyrë, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremë.
#prokuroriaspecialekosovës

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti