“Mbeti e pamposhtur” – FIFA shkruan për vitin historik të Kosovës në futboll

Kombëtarja e Kosovës e ka përmbyllur vitin 2025 në vendin e 80-të të ranglistës së FIFA-s, pozita më e mirë ndonjëherë në historinë e saj. Dardanët e nisën vitin nga vendi i 99-të dhe me një përparim prej 18 pozitash shënuan ngjitjen më të madhe nga të gjitha kombëtaret gjatë këtij viti, progres që FIFA e ka konfirmuar zyrtarisht.
FIFA ka theksuar ndryshimin e madh të Kosovës në vitin 2025, duke shkruar: “Para kualifikimeve për Kupën e Botës, Kosova kishte fituar vetëm një nga 18 ndeshjet eliminatore dhe kishte shënuar tetë gola, duke pësuar 39. Megjithatë, kjo ndryshoi në vitin 2025. Ekipi i drejtuar nga Franco Foda, pas humbjes në xhiron e parë ndaj Zvicrës, mbeti i pamposhtur në pesë ndeshjet e tjera, fitoi tri prej tyre dhe siguroi për herë të parë një vend në ‘play-off’-in evropian”, raporton KP, transmeton Periskopi.
