E rrallë: Portieri i KF Bylysit largohet kokë më vete nga fusha në shenjë revolte ndaj shokëve të skuadrës

“Kjo mund të ndodhë vetëm në Ballkan”, është një fjali që mund ta dëgjosh shpesh kur ndodh ndonjë ngjarje këtu ose në rrethinë që është e pazakontë dhe në kufijtë e joreales.
Pikërisht një gjë e tillë ndodhi në Shqipëri, në një ndeshje të nivelit elitar të futbollit të tyre.
Vora u ndesh me Bylisin në një ndeshje ekipesh që luftonin për mbijetesë, dhe në mes të ndeshjes, trajneri mysafir Mirel Josa hasi një problem vërtet të çuditshëm.
Vendasit morën epërsinë 2-0 në minutën e 24-të me golat e Manfredas Ruzgis dhe Serges Geti, dhe në minutën e 42-të, portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux, dukshëm i indinjuar nga loja e shokëve të tij, vendosi ta linte ndeshjen i vetëm.
Gjatë një rivënie fundore, francezi 31-vjeçar thjesht eci drejt vijës anësore për në zhveshtore, duke hequr ngadalë dorezat, ndërsa trajneri i tij, Josa, mbeti i habitur.
Vachoux kaloi “ftohtësisht” pranë tij, i hoqi fanellën dhe shkoi direkt në dhomën e zhveshjes, dhe Josa nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i thoshte portierit rezervë Renat Beqaj të hynte në lojë./Periskopi/

