Messi zbulon golin e tij të preferuar në karrierë

Messi zbulon golin e tij të preferuar në karrierë

Lionel Messi ka ndarë së fundmi se cili është gol i tij i preferuar mes qindra të tjerëve që ka shënuar gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.

“Kam shënuar shumë gola që mund të kenë qenë edhe më të bukur dhe të rëndësishëm, por goditja me kokë në finalen e Champions League ndaj Manchester United ka mbetur gjithmonë e imja e preferuar,” ka thënë Messi.

Goli i referuar ndodhi në finalen e Champions League dhe mbetet një moment historik për yllin argjentinas, duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme edhe me kokë – një detaj që nuk është shpesh pjesë e statistikave të tij.

Ky koment tregon edhe një herë pse Messi konsiderohet një nga legjendat më të mëdha të futbollit dhe si çdo moment i tij në fushë është i paharrueshëm për tifozët në mbarë botën.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti