Mesazhi emocional i Xhakës

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka bërë një koment që ka prekur një numër të madh të njerëzve në rrjetet sociale.
Ai i ka dhënë mbështetje një tifozi të skuadrës së Premier Leagues angleze, të cilit i ka vdekur babai.
Xhaka 33-vjeçar është kthyer në njërin prej transferimeve më të mira të verës në Angli. Ishte transferuar nga Bayer Leverkuseni.
Ai më parë i kishte kaluar shtatë vjet tek Arsenali, ndërsa për katër edicione kishte luajtur edhe te Borussia Monchengladbachu, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.
Në muajin prill, Ross Appleby, përkrahësi ikonë i Sunderlandit, vdiq nga një sëmundje e rëndë. Djali i tij Ray, që ka shprehur mungesën e tij në TikTok, duke cekur se Sunderlandi është kthyer në Premier League dhe se po shkëlqen.
Por, ai nuk e ka pritur reagimin e Xhakës.
Në postimin e Rayt, ka komentuar kapiteni Xhaka, i cili ka bërë koment të fuqishëm.
“Ne do të luftojmë për të në çdo ndeshje”, ka shkruar Xhaka, i cili ka marrë falënderime nga djali i tifozit të veçantë.
Xhaka, bashkëlojtarëve të tij do t’u jap motivim të madh po ashtu për duelin ndaj Leedsit, në xhiron e 18-të të Premier Leagues.
Ndeshja Sunderland – Leeds luhet të dielën nga ora 15:00./Periskopi
