Zelensky njofton se çfarë do të diskutojë me Trumpin

Zelensky njofton se çfarë do të diskutojë me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy do të diskutojë çështjet territoriale, një pengesë e madhe në bisedimet e paqes, me homologun e tij amerikan Donald Trump në Florida të dielën, ndërsa një plan paqeje prej 20 pikash dhe një marrëveshje për garancinë e sigurisë i afrohen finalizimit.

Duke njoftuar marrëveshjen, Zelensky tha se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, ndërsa Uashingtoni vazhdon përpjekjet e tij për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Sa i përket çështjeve të ndjeshme: do të diskutojmë për Donbasin dhe centralin bërthamor Zaporizhia. Sigurisht që do të diskutojmë edhe për çështje të tjera”, u tha ai gazetarëve në platformën e komunikimit WhatsApp, transmeton Klankosova.tv

Rusia dëshiron që Ukraina të tërhiqet nga pjesë të rajonit lindor të Donetskut. Kievi, nga ana tjetër, dëshiron që luftimet të ndalen, duke ngrirë situatën aktuale në vijën e frontit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po përpiqen të gjejnë një kompromis, propozuan krijimin e një zone të lirë ekonomike në territorin që Ukraina do të largohej përfundimisht. Ende nuk është e qartë se si do të funksiononte kjo zonë në praktikë.

Zelensky tha se çdo kompromis mbi territorin duhet të vendoset nga populli ukrainas në një referendum të mundshëm. Centrali bërthamor i Zaporizhias, më i madhi në Evropë, ndodhet në fushën e betejës dhe operohet nga forcat ruse./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti