Hamza nesër mbyll fushatën në Prishtinë: Ta hapim një kapitull të ri për Kosovën

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se nesër, më 27 dhjetor, PDK do të mbajë tubimin përmbyllës të fushatës elektorale.
Sipas njoftimit të Hamzës, tubimi do të zhvillohet nga ora 17:30 në AMC Hall, ku Hamza thotë se fushata do të mbyllet me synimin për të hapur një kapitull të ri për Kosovën.
“Fushata jonë është për punëtorët që kërkojnë dinjitet, për të rinjtë që duan shpresë, për familjet që meritojnë siguri dhe për një Kosovë që ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, ka shkruar Hamza.
Hamza ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se fushata do të mbyllet me pozitivitet, ashtu siç synohet të hapet edhe fitorja.
Postimi i plotë:
