Hapet edhe qendra e votimit në Ambasadën e Kosovës në Washington

Hapet edhe qendra e votimit në Ambasadën e Kosovës në Washington

Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington ka bërë të ditur se ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në këtë përfaqësi diplomatike.

Sipas njoftimit, qendra e votimit do të qëndrojë e hapur për 12 orë, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Qytetarët e regjistruar për të votuar kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre duke përdorur dokumente identifikimi të Kosovës, përfshirë letërnjoftimin, pasaportën apo patentën e shoferit, edhe nëse ato janë me afat të skaduar.

“Vota juaj ka rëndësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti