Lahi Brahimaj falënderon qytetarët për mbështetje: Nesër ditë e rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkë

Lahi Brahimaj falënderon qytetarët për mbështetje: Nesër ditë e rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka shprehur falënderimet e tij për qytetarët për dashurinë, mbështetjen dhe besimin gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Në një postim në Facebook, Brahimaj theksoi rëndësinë e ditës së nesërme, kur qytetarët do të shprehin votën e tyre në zgjedhje, duke e cilësuar si një ditë vendimtare për të ardhmen e përbashkët të Kosovës.

“Me përulësi dhe përgjegjësi, jam kandidat për deputet dhe besoj në fuqinë e votës suaj për ndryshim,” shkroi ai, duke bërë thirrje për angazhim qytetar dhe pjesëmarrje aktive në procesin zgjedhor.

Postimi i plotë:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti