Të dhënat e fundit: Deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 160 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e statistikave mbi pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 11:00, në Republiken e Kosovës kanë votuar 160 mijë e 855 votues nga 1 milionë e 999 mijë e 204 persona që kanë të drejtë vote./Periskopi/

