Haradinaj: Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një konferencë për media ka thënë se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në të gjirhë vendin, duke shtuar se dalja deri më tani është e kënaqshme
Haradinaj, iu bëri thirrje qytetarëve që nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, të dalin dhe të votojnë,.
“Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në të gjithë vendin, dalja është e kënaqshme. Kam kënaqësinë të ftoj të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës ju që nuk keni votuar. Përfaqësoni veten tek kutia e votimit”, u shpreh kandidati për kryeministër.
Pos tjerash, Haradinaj tha se ndërprerjet e energjisë elektrike është shqetësuese, për të cilën i bëri thirrje KEDS-it për punë intensive.
“I uroj Kosovës këto zgjedhje kaq të mira”, tha ai ndër të tjera./Periskopi
