KQZ mban konferencë për nisjen e numërimit të votave dhe konfirmimin e rezultateve

KQZ mban konferencë për nisjen e numërimit të votave dhe konfirmimin e rezultateve

Në Qendrën e Numërimit dhe Komisionimit “1 Tetori” në Prishtinë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizoi konferencë për mediat lidhur me fillimin e procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Dje, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se numërimi i votave do të fillojë sot nga ora 12:00, duke theksuar se paralelisht do të nisë edhe konfirmimi i votave të subjekteve politike.

“Shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pasi të numërohen edhe votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora”, tha Radoniqi.

Ai shtoi se gjatë natës do të pranohen materialet zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa numërimi do të vazhdojë në ditët në vijim, duke respektuar afatet dhe procedurat ligjore.

Kjo fazë e procesit zgjedhor është vendimtare për certifikimin e rezultateve dhe hap rrugën për formimin e institucioneve të reja në vend.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti