Doli e treta në zgjedhje, anëtari i kryesisë së LDK-së kërkon “llogaridhënie e përgjegjësi”

Doli e treta në zgjedhje, anëtari i kryesisë së LDK-së kërkon “llogaridhënie e përgjegjësi”

Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta me 13,94 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura dje, më 28 dhjetor.

E për këtë rezultat, nga LDK po kërkojnë llogaridhënie ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Ilir Ferati, kryetar i Istogut dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së ka reaguar pas rezultati të zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

“Tani që procesi zgjedhor ka përfunduar, marr rastin të falënderoj secilin qytetar për pjesëmarrjen në votim. Ushtrimi i kësaj të drejte demokratike është e ardhmja juaj”, shkruan Ferati teksa shpreh mirënjohjen qytetarët, aktivistët e strukturat e LDK-së.

Por, Ferati thotë se në këtë pikë përpara vazhdohet me përgjegjësi e llogaridhënie.

“Le të vazhdojmë përpara me përgjegjësi, llogaridhënie dhe shërbim të ndershëm ndaj qytetarit”, përfundon Ferati./Periskopi/

Pas Abdixhikut, Hykmete Bajrami e dyta, Ukë Rugova i treti

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti