Kryekuvendarit të parë të Kosovës, i jepet lamtumira e fundit

Kryekuvendarit të parë të Kosovës, i jepet lamtumira e fundit

Me nderimet më të larta shtetërore, ish-kryeparlamentari dhe akademiku, Nexhat Daci, është varrosur në varrezat e kryeqytetit në Dragodan.

Daci vdiq dje në moshën 81-vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot u mbajtën homazhe në nderim të tij, si dhe një Akademi Përkujtimore.

Në Akademinë Përkujtimore, për nder të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, morën pjesë krerët e shtetit, liderët e parive politike, pjesëtarë dhe miq të familjes Daci dhe shumë personalitet të tjera.

Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më 2006.

Pas ndasive me LDK-në, Daci e themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i kësaj partie./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti