Klubi i Ligës Premier hyn fuqishëm në garë për Arda Guler

Klubi i Ligës Premier hyn fuqishëm në garë për Arda Guler

Pavarësisht se ka humbur disi ritmin gjatë javëve të fundit, Arda Guler vazhdon të mbetet një aset i rëndësishëm për Real Madridin.

Cilësia e tij nuk vihet në dyshim, ndaj Arsenali po qëndron në gatishmëri, duke ndjekur nga afër situatën për të ndikuar në të ardhmen e talentit turk.

Superkupa e Spanjës, turne që zhvillohet në Arabinë Saudite, përfaqëson një mundësi mjaft tërheqëse për skuadrat pjesëmarrëse.

Tashmë është radha e Real Madridit, i cili ka pranuar sfidën e Atletico Madridit në një derbi që pritet të jetë spektakolar, me synimin për të siguruar një biletë drejt finales së madhe.

Ndërkohë, vëmendja rikthehet te figura e një futbollisti shumë të talentuar, i cili ndonëse jo sipas dëshirës së tij, ka humbur gradualisht peshë në skemën taktike të Xabi Alonsos, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Bëhet fjalë për Arda Guler (20 vjeç), i cili pati një nisje të shkëlqyer sezoni, veçanërisht falë bashkëpunimit të tij të nivelit të lartë me Kylian Mbappe.

Mesfushori ofensiv nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të rifituar formën e tij më të mirë me fanellën e bardhë.

Sa i përket së ardhmes së tij, vlen të theksohet se ai ka një admirues shumë prestigjioz në Ligën Premier.

Sipas raportimeve të Sports Illustrated, Arsenali, me kërkesë të drejtpërdrejtë të trajnerit Mikel Arteta, është i gatshëm të bëjë një investim serioz për të siguruar shërbimet e Gulerit.

Klubi londinez është i vetëdijshëm se do të duhet të hapë ndjeshëm arkën, pasi Real Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga talenti turk për çdo çmim. /Periskopi/

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti