Një i ri ka përfunduar në pranga mbrëmë në Prishtinë, pasi u kap nga Policia e Kosovës me armë zjarri dhe substancë narkotike.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Euron Fazliu, i cili u ndalua gjatë patrullimit policor në rrugën Shaban Shala. Gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i kanë gjetur një armë zjarri të kalibrit 9 mm, si dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit kujdestar, Fazliu është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.
