Dy mandate më pak në këto zgjedhje – Bedri Hamza krenar me rezultatin e 28 dhjetorit

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit që lamë pas.
Pavarësisht se partia më e madhe opozitare në vend, PDK, ka dy mandate më pak në këto zgjedhje, kryetari Hamza ndjehet krenar me këtë rezultat.
“Numërimi i votave ka përfunduar. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 192,407 vota dhe është renditur e dyta. Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe. Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëso”, tha ndër të tjera Hamza.
Postimi i plotë:
Faleminderit!
Numërimi i votave ka përfunduar. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 192,407 vota dhe është renditur e dyta.
Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe.
Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson.
Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik.
PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë.
Faleminderit për besimin!
Puna jonë vazhdon!
