Komuna e Malishevës me njoftim: Shtyhet mësimi deri më këtë datë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se e ka shtyrë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë i cili planifikohej të niste nga e hëna (12 janar).
Sipas njoftimit, shkollat do t’i hapin dyert për nxënësit më 14 janar, ditë e mërkurë, raporton Periskopi.
Gjysmëvjetori i dytë fillimisht ishte planifikuar të niste më 8 janar, porse është shtyrë për shkak të vërshimeve të cilat erdhën pas reshjeve në Kosovë./Periskopi/
Njoftimi:
Njoftim për nxënës dhe mësimdhënës
Mësimi në shkollat e Komunës së Malishevës shtyhet deri më 14 janar 2026.

