Xabi Alonso tregon arsyen pse largoi Valverden dhe Viniciusin nga loja në “El Clasico”

Skuadra e Real Madridit u mposht 3:2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.
Xabi Alonso u paraqit në konferencë për media pas ndeshjes dhe mori shumë pyetje nga gazetarët, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi
Në fokus ishte largimi nga loja i dyshes, Fede Valverde dhe Vinicius Jr.
Xabi Alonso për këto zëvendësime thotë: “Valverden e largova për shkak të një lëndimi. Kurse Vini Jr më kërkoi vet që ta largoja.”.
Valverde u largua në minutën e 68’të, kurse Vini Jr në minutën e 82’të./Periskopi/
