Artan Behrami: Më shumë i ka frymëzuar Thaçi shqiptarët nga qelia, se ju me 11 mijë kilometra të Kosovës së lirë

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, lidhur me një deklaratë të saj ditën e djeshme.
Postimi:
Shumica keni hyrë në politikë dhe keni marrë poste publike duke u munduar të demonizoni Hashim Thaçin. Asnjëherë duke ofruar vizion dhe zgidhje për vendin.
Por, ajo kohë ka kaluar!
Nuk ka më poste publike që burim e kanë urrejtjen, thikat pas shpine e as short-cuts.
Hashim Thaçi, në këto pesë vjet, më shumë ka frymëzuar shqiptarët nga 12m2 të qelisë së tij, sesa ju me 11 mijë km2 të Kosovës së lirë – për të cilin nuk keni asnjë meritë.
