Rifillon prodhimi në Comodita Home

Tri ditë pas incidentit në Gjakovë, ku një pjesë e depos së fabrikës “Comodita Home” u përfshi nga zjarri, sot ka rifilluar prodhimi në këtë kompani.
Të hënën, fabrika ka nisur punën me kapacitete funksionale, duke ruajtur standardet e cilësisë dhe efikasitetit, siç ishte edhe më parë.
Klan Kosova raportoi drejtpërdrejt nga fabrika e cila tha se sipas informatave fillestare, rreth 40 për qind e depos është dëmtuar nga zjarri, ndërsa 60 për qind e fabrikës mbetet funksionale, duke mundësuar vazhdimin e prodhimit.
Po ashtu në pronocim për gazetaren foli edhe drejtoresha operative e Comodita Home, Granita Bunari, e cila deklaroi se situata ka qenë e papritur, por se rikthimi i shpejtë në punë është lajm i mirë.
“Ka qenë një situatë e papritur për të gjithë ne, por e rëndësishme është që sot punëtorët janë në vendet e tyre të punës dhe një pjesë e madhe e prodhimit tashmë është riaktivizuar. Kjo është ajo që e karakterizon më së miri ditën e sotme”, tha Bunari.
