Policia në Ferizaj me mbi 1 mijë gjoba dhe 9 pezullime patentshoferë

Policia në Ferizaj me mbi 1 mijë gjoba dhe 9 pezullime patentshoferë

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 546 gjoba dhe ka pezulluar 9  patentëshoferë.

Po ashtu janë raportuar 38 aksidente, ku janë lënduar 41 persona.

Komunikata e plotë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 05-11/01/2026, janë shqiptuar 1.546 gjoba kundërvajtëse, si edhe janë pezulluar 9 patentëshoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 38 aksidente, nga të cilat:–  21 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 41 persona

–  17 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon te të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

– Stacionit më të afërt policor

– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti