Kanosja e prokurorit Shefkiu dhe gjyqtarit Bajraktari, Apeli vendos për dy zyrtarët e LVV-së

Kanosja e prokurorit Shefkiu dhe gjyqtarit Bajraktari, Apeli vendos për dy zyrtarët e LVV-së

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale ndaj dy zyrtarëve të Vetëvendosjes, zëdhënësit Arlind Manxhuka dhe kandidatit për deputet Egzon Azemi.

Aktgjykimi i Apelit për rastin e Manxhukës, Azemit dhe dy aktivistëve të Vetëvendosjes, Qerim Elshani e Edi Zenelaj, është nxjerrë më 27 nëntor të vitit të kaluar, raporton Paparaci.

Apelit e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale në raport me të akuzuarin Arlind Manxhuka, i liruar nga gjykata e shkallës së parë.

“Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoi aktgjykimin e ankimuar, pretendimet ankimore të Prokurorisë, të mbrojtësve të të akuzuarve, propozimin e Prokurorisë së Apelit dhe duke analizuar shkresat e lëndës në këtë çështje penale, lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave procedurale dhe gjendjen faktike, konstatoi se ankesat janë të bazuara dhe, për rrjedhojë, i aprovon ato”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Po ashtu, Apeli i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve: Egzon Azemi, Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani, duke e rikther në rivendosje çështjen ndaj të gjithë të akuzuarve.

“Kolegji ka shqyrtuar ankesat dhe pretendimeve e mbrojtësve të të akuzuarve, Egzon Auemi, av. Teutë Xhema dhe Qerim Elshani, av. Muharrem Kurtaj, lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës, dhe ka konstatuar se këto pretendime janë të bazuara”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

“Kolegji gjen se nuk janë trajtuar në mënyrë të qartë faktet dhe provat sa i përket saktësisë së tyre dhe eliminimin e kundërthënieve në mes tyre”.

Manxhuka akuzohet nga Prokuroria Speciale për nisje dhe përhapje publikisht të urrjejtes dhe mosdurimit ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu.

Ata akuzohen për komentet e bëra në dhjetor të vitit 2022 pas lirimit nga paraburgimi të Dejan Pantiqit, ish-zyrtarit policor serb të Kosovës, i cili dyshohet për sulm ndaj institucioneve të vendit.

Manxhuka kishte shpërndarë postime në rrjetin e tij social Facebook me mbishkrimin “Ky Aktlirim është akt tradhtie”, duke vazhduar me postime të tjera nxitëse: “Për kë punon kjo Gjykatë!?”

Kurse, Azemi kishte bërë postime me mbishkrime “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pashë Toptanit, ndër të tjera Avniu tha:…”, e këtij shkrimi ia kishte bashkëngjitur fotografitë me përshkrimin “Tradhtarët plumbin e kanë hak”.

Të pandehurit e tjerë, Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj, akuzohen për veprën penale të kanosjes, secili veç e veç.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti