Emisari i dialogut Peter Sorensen nesër në Kosovë

Emisari i dialogut Peter Sorensen nesër në Kosovë

Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin këtë javë.

Kështu e ka konfirmuar Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, emisari evropian pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit e të dyja shteteve. Në Kosovë, ai do të ketë gjithashtu një takim me përfaqësuesit e partive opozitare.

Vizita e Sorensen do të nisë më 14 janar në Prishtinë, ndërsa më 15 janar ai do të qëndrojë në Beograd./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti