Austri: Vdesin tre skiatorë, u bllokuan nga orteku

Tre skiatorë, në mesin e tyre edhe një 13 vjeçar kanë vdekur në Austri.
Sipas mediave austriake ata ishin bllokuar nga ortekët.
Raportohet se i mituri (shtetas çek), po skijonte bashkë edhe me një fëmijë tjetër në vendpushimin e skive Sportgastein në Alpet Austriake.
Ai kishte dalë nga pista kur u rrëmbye nga një ortek, sipas Andreas Kandler, kreu i shërbimeve të shpëtimit malor në Bad Gastein.
Derisa një tjetër tragjedi ndodhi në lindje, në Untertauern në Austrinë qendrore, ku një skiatore dhe partneri i saj u rrëmbyen nga një ortek.
