Mustafa: PDK do të kërkojë komision parlamentar për hetimin e sektorit të energjisë

Mustafa: PDK do të kërkojë komision parlamentar për hetimin e sektorit të energjisë

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa ka paralajmëruar se me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, partia e tij do të kërkojë themelimin e një komisioni të ri parlamentar, me mandat të qartë dhe gjithëpërfshirës, për hetimin e të gjitha aferave, dyshimeve për keqpërdorime dhe keqmenaxhimit të thellë të sektorit të energjisë gjatë viteve të fundit.

Ai theksoi se qëllimi i këtij komisioni do të jetë zbardhja e plotë e së vërtetës dhe vendosja e përgjegjësisë politike dhe institucionale, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

“Qëllimi ynë është i qartë: zbardhja e të vërtetës, përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe institucionale, dhe garantimi i transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve të Kosovës. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, kompetencë dhe vizion. Qytetarët meritojnë ngrohje në këto ditë të ftohta dhe siguri në furnizim, jo kriza të pafundme dhe justifikime boshe”, theksoi ai.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti