Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme dielli.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të shënojnë vlera nga 3 deri në 7 gradë Celsius.
“Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë -5 deri në -1 ndërkaq maksimalet 3-7 gradë celsius”, thuhet në njoftim./Periskopi/
