Slot jep të rejat e fundit për lëndimet te Liverpooli, s’ka lajme të mira për Frimpong

Slot jep të rejat e fundit për lëndimet te Liverpooli, s’ka lajme të mira për Frimpong

Trajneri holandez, Arne Slot ka folur para ndeshjes ndaj Newcastle Unitedit.

Ai ishte në konferencën për shtyp, ku dha disa përditësime për gjendjen e lojtarëve.

Slot, konfirmoi disa rikthime si ai i Curtis Jones dhe Ibrahima Konate, por konfirmoi edhe mungesën e Jeremie Frimpong, i cili ishte lënduar ndaj Qarabagut.

“Ai definitivisht nuk do të jetë në skuadër nesër, kështu që do të jetë jashtë për disa javë. Por nuk është aq keq sa mendonim se do të ishte jashtë. Është diçka pozitive nga diçka jo aq pozitive”, u shpreh Slot.

Ndeshja Liverpool-Newcastle, zhvillohet nesër në orën 21:00.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti