Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona të lënduar

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Një veturë e ka goditur një motoçikletë rreth orës 18:10 në rrugën “Bill Clinton. Dy persona janë lënduar dhe janë trajtuar. Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti