Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi nga mjalta që kishte konsumuar

Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi nga mjalta që kishte konsumuar

Një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë të në Vlorë ndërsa nga ekzaminimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e të miturit. Familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë fillimisht deri në Orikum. Prej aty, ambulanca e Orikumit e ka transportuar fëmijën drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por ai ka mbërritur pa shenja jete.

Sipas burimeve, 4-vjeçari prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma si temperaturë, të vjella dhe diarre ndërsa vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

“U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sipas familjarëve, dyshohet se simptomat te i mituri janë shfaqur pasi ia kishte konsumuar mjaltë. Fëmija ka pasur të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se i kishin kaluar, por simptomat i vazhduan edhe në ditën e ndarjes nga jeta./Perskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti