Këpuca e Artë: Kane lider, Mbappé ndiqet nga Haaland — Muriqi në Top-5

Në garën për trofeun prestigjioz Këpuca e Artë Evropiane, Harry Kane vazhdon ta mbajë vendin e parë, duke e lënë pas Kylian Mbappé, ndërsa në vendin e tretë renditet Erling Haaland.
Pas një tjetër të shtune të suksesshme në Bundesligë, sulmuesi i Bayern Munichut i shënoi dy gola dhe e ka ngushtuar diferencën në renditje, duke e ngritur totalin e tij në 48 pikë, vetëm dy më shumë se ylli francez i Real Madridit, i cili i ka 46 pikë. Haaland qëndron në vendin e tretë me 42 pikë.
Ndërkaq, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ndonëse nuk arriti të shënonte në fundjavën që shkoi ndaj Barcelonës, vazhdon të mbetet në Top 5 në mesin e yjeve të futbollit evropian, shkruan Express, transmeton Periskopi.

Kjo renditje përditësohet në bazë të golave të shënuar në ligat kryesore të Evropës dhe vlerësohet sipas sistemit të pikëve për Këpucën e Artë, ku golat në ligat më konkurruese (Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1) kanë peshë më të lartë në llogaritjen finale.
Në këtë renditje të përkohshme, Top 10 e golashënuesve më të mirë në ligat kryesore evropiane duket kështu:
1. Harry Kane — 48 pikë
2. Kylian Mbappé — 46
3. Erling Haaland — 42
4. Igor Thiago — 34
5. Vedat Muriqi — 30
6. Vangelis Pavlidis — 28.5
7. Darko Lemajic — 28
8. Lautaro Martínez — 28
9. Ayase Ueda — 27
10. Luis Suárez — 27
