Katër persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin e Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet nga ana e tyre./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti