“E pa drejtë me i dënu”, Qeriqi: Më muaj nuk e kemi ditë çka ka ndodh me bashkëluftëtaret tanë

“E pa drejtë me i dënu”, Qeriqi: Më muaj nuk e kemi ditë çka ka ndodh me bashkëluftëtaret tanë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar se dënimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i padrejtë.

“Ka munguar teknologjia. Ka pasur raste kur me muaj të tërë nuk kemi ditur se çfarë ka ndodhur me fatin e bashkëluftëtarëve tanë. Ka pasur raste kur është dashur të hulumtojmë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me ta,” ka deklaruar Qeriqi në Gazeta.

Ai theksoi se këto rrethana e bëjnë të padrejtë çdo përpjekje për ndëshkimin e ushtarëve të UÇK-së. “Në këtë rast, t’i dënosh ushtarët e UÇK-së është e padrejtë, sepse edhe vetë kam qenë pjesë e luftës dhe e di se si ka funksionuar ajo. I njoh rrethanat,” u shpreh ai.

Sipas Qeriqit, në shumë raste vetëm pas përfundimit të luftës është kuptuar se çfarë kishte ndodhur në zona të tjera të vendit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti