“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Platforma “Liria ka Emër” ka bërë publik planin dhe oraret e nisjes së autobusëve nga komunat e ndryshme të vendit, për të mundësuar pjesëmarrjen në marshin “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Në njoftim bëhet e ditur se organizimi i transportit është koordinuar me përfaqësues lokalë, në mënyrë që çdo qytetar që dëshiron t’i bashkohet marshit të ketë mundësinë të udhëtojë drejt kryeqytetit në mënyrë të sigurt dhe të organizuar.
Për secilën komunë është hartuar një agjendë e veçantë, ku janë përcaktuar saktësisht vendi i nisjes dhe ora përkatëse.
“Qytetarët ftohen që të jenë në vendin e nisjes së paku 15 minuta para orarit të caktuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

