Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një postim mbështetës për kolegen e saj, këngëtaren Bebe Rexha.
Ajo ka shpërndarë një postim të Bebe-s në llogarinë e saj në InstaStory, duke promovuar këngën më të re të artistes, “Çike Çike”, e cila pritet të publikohet së shpejti.
Bebe dhe Rita, dy artiste të dashura dhe me famë ndërkombëtare, kanë marrëdhënie shumë të mira, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Bebe Rexha së shpejti do të publikojë albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, ndërsa kënga “Çike Çike” do të përmbajë edhe disa pjesë në gjuhën shqipe, një risi nga artistja me famë globale.
Publikimi i plotë i albumit nuk pritet për disa muaj, por kënga në shqip do të dalë së shpejti./Periskopi