Real Madridi del me deklaratë zyrtare për rastin e Vinicius, dorëzon dosjen në UEFA

Real Madridi i ka dorëzuar UEFA-s këtë të enjte rezultatet e hetimit të saj mbi atë që ndodhi të martën e kaluar në Da Luz gjatë ndeshjes ndaj Benfica-s.
Real Madrid mblodhi informacione rreth asaj që ndodhi në stadiumin e Benfica-s pas golit të Vinicius, përpara se ndeshja të pezullohej përkohësisht pas aktivizimit të protokollit antiracist nga gjyqtari François Lexetier, pasi Vinicius raportoi fyerje nga Prestianni =, lojtari argjentinas i Benfica-s.
Real Madridi e përqendroi hetimin e tij kryesisht në atë që ndodhi në tribunat e stadiumit Estádio da Luz , ku disa tifozë vendas bënë gjeste raciste ndaj lojtarëve të Madridit, veçanërisht Vinicius, pasi i konsiderojnë fyerjet e dyshuara nga Prestianni ndaj brazilianit të vështira për t’u provuar .
Lojtari i Benfica-s thuhet se e quajti sulmuesin anësor të Madridit “majmun” në mënyrë të përsëritur, megjithëse e bëri këtë me fytyrën e mbuluar nga bluza.
Deklarata nga klubi është si më poshtë:
“Real Madrid CF njofton se sot i ka paraqitur UEFA-s të gjitha provat e disponueshme në lidhje me incidentet që ndodhën të martën e kaluar, më 17 shkurt, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që ekipi ynë luajti në Lisbonë kundër SL Benfica.
Klubi ynë ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetimin e hapur nga UEFA pas episodeve të papranueshme të racizmit të përjetuara gjatë asaj ndeshjeje”.
