Dua Lipa rikthehet në studio në Paris për projekte të reja muzikore

Dua Lipa po qëndron këto ditë në Paris, ku ka gjetur kohë edhe për t’iu rikthyer punës në studio muzikore.
Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj një kolazh fotografish në Instagram, ku mes tyre shihen edhe momente nga procesi i punës në studio.
Pamjet kanë ngjallur entuziazëm te fansat, të cilët prej kohësh presin materiale të reja nga artistja.
Dua Lipa/Instagram
Edhe pse nuk ka dhënë detaje për projekte konkrete, prania e saj në studio lë të kuptohet se muzika e re mund të jetë në përgatitje, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Dua Lipa vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Radical Optimism”, të publikuar në maj të vitit 2024.
Këngë si “Training Season” dhe “Houdini” janë kthyer në hite ndërkombëtare dhe kanë dominuar listat muzikore në mbarë botën. /Peri/
Dua Lipa/Instagram
Dua Lipa/Instagram



