Bashkëlojtari i Rashicës shënon një nga golat më të bukur të javës

Bashkëlojtari i Rashicës shënon një nga golat më të bukur të javës

Skuadra e Besiktasit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Goztepe në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Turqisë.

Një supergol u shënua në këtë ndeshje dhe tashmë në rrjetet sociale po diskutohet me të madhe, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Është sulmuesi Oh Hyeon-Gyu që shënoi një gol shumë të bukur.

Ai goditi topin drejt portës nga një kënd tejet i vështirë, por goditja ishte e fortë saqë portieri s’mund ta ndalonte.

Me këtë fitore, Besiktas shkon në kuotën e 43 pikëve në pozitën e 4-të./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti