Drejtori i FBI-së feston si i çmendur në dhomat e zhveshjes arin olimpik të SHBA-së (VIDEO)

Drejtori i FBI-së feston si i çmendur në dhomat e zhveshjes arin olimpik të SHBA-së (VIDEO)

Drejtori i FBI-së ‘Federal Bureau of Investigation’, Kash Patel, iu bashkua kombëtares amerikane të hokejit për meshkuj në dhomat e zhveshjes për të festuar fitimin e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale e tregojnë Patel duke festuar me lojtarët, duke pirë birrë dhe duke u hedhur së bashku me ta, pasi një prej sportistëve i vendosi medaljen e artë në qafë. SHBA fitoi finalen dramatike ndaj Kanadasë me golin vendimtar të Jack Hughes në kohën shtesë.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit të tij në Itali, në Milano, një incident i rëndë ndodhi në SHBA: Shërbimi Sekret amerikan qëlloi për vdekje një person të armatosur që kishte hyrë me automjet në rezidencën Mar-a-Lago, pronë e presidentit Donald Trump në Florida. Pak orë më vonë, ndërsa finalja po shkonte drejt kohës shtesë, Patel njoftoi në platformën X se FBI-ja po “angazhonte të gjitha burimet e nevojshme për hetimin”.

Festimi i tij shkaktoi reagime politike. Xochitl Hinojosa, ish-zëdhënëse e ish-prokurorit të përgjithshëm Merrick Garland, kritikoi ashpër praninë e tij në festë, duke theksuar se situata kërkonte seriozitet maksimal.

Nga ana tjetër, Patel u përgjigj duke thënë se ishte “jashtëzakonisht i nderuar” që kampionët e rinj olimpikë të SHBA-së e ftuan të festonte me ta një moment historik.

Ai kishte mbrojtur më herët udhëtimin zyrtar në Itali, duke sqaruar se do të takohej me autoritetet italiane të sigurisë dhe me përfaqësues amerikanë të angazhuar për sigurinë e Lojërave Olimpike.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti