Syla: Vjosa s’ka mu ba presidente, s’munesh para Albinit me i thanë Trumpit “I’ll call you”

Analisti Valon Syla thotë se Albin Kurti “këqyr me eleminu politikisht Vjosa Osmanin”, e sipas tij Kurti po dëshiron me çu vendin në zgjedhje.
Teksa në Pressing në T7 komentoi për çështjen e presidentit, Syla tha se Kurti në fund do ju thotë emrave potencial për kandidatë “s’muj”.
“Edhe me Jasharajt që nuk do të jenë, se ky e ka pa me Fatmir Limaj që e merr e ngreh, ja zgatë veshët, e zgatë si sakëz, e sillë dhe në fund i thotë smuj…Kështu ja bën AAK-së, Familjes Jashari dhe krejt emrave të tjerë”, tha Sya për Kurtin, sa i përket çështjes së presidentit.
“Edhe me Tumpin në telefon, Vjosa që tha që ki problem me Vuçiqin, që tha Vjosa I’ll call you, Vjosa s’ka mu bo presidente…”, tha Syla./Periskopi/
